20-vjeçarja Eve Gilles nga Nord-Pas-de-Calais u kurorëzua fituesja konkursit të bukurisë ne France para 7.5 milionë shikuesve televizivë. Ajo u cilësua si Miss-i i parë me flokë të shkurtër që fiton kurorën në historinë 103-vjeçare të ketij eventi.
Megjithate, juria e konkursit Miss France u kritikua për zgjedhjen e një vajze me flokë të shkurtër, ndërsa të gjithë fitueset e mëparshme kishin flokë të gjatë dhe me shkëlqim.
“Ne jemi mësuar të shohim miss-e të bukura me flokë të gjatë, por unë zgjova një pamje androgjene me flokë të shkurtër,” tha Eve, duke e quajtur fitoren e saj një triumf të “diversitetit”. “Askush nuk duhet të diktojë se kush jeni”, duke shtuar se çdo “grua është e ndryshme, ne të gjithë jemi unikë”.
Fituesi i konkursit zgjidhet me votim publik dhe një juri. Ndërsa fituesja 20-vjeçare doli e treta në votimin e publikut, paneli i gjyqtarëve e nxorri atë në vendin e parë.