Sipas një studimi, femrat shihen mesatarisht në fytyrë mbi 70 herë brenda një dite. Dhe ndërsa aty mund ta shihni veten mirë, pastaj dikush bën një fotografi dhe dukeni tmerrshëm, a thua se janë dy persona të ndryshëm. Me sa duket, për këtë, ka një shpjegim shkencor.
Pasqyra na përmbysë
Ajo që shohim kur shikojmë veten në pasqyrë nuk është realitet, por reflektimi i pasqyrës dhe një version i përmbysur i asaj se si dukemi vërtet. Dhe duke qenë se shihemi në pasqyrë cdo ditë, jemi mësuar me ndjenjën e versionit të përmbysur. Prandaj, është në rregull nëse tronditeni pak.
Kontrolli i menjëhershëm
Kur shikojmë në pasqyre, ne kemi kontroll të plotë dhe të menjëhershëm. Nëse nuk na pëlqen këndi, ne reagojmë menjëherë duke e ndryshuar fytyrën dhe duke e korrigjuar mënyrën si qëndrojmë, por edhe duke e ndryshuar shprehjen e fytyrës për të formuar pamje sa më të kënaqshme. Por kur vjen fjala tek fotoja, aty e shohim veten pasi fotografia është shkrepur.
Ndriçimi ka rëndësi
Truri funksionon në mënyrë të tillë që ne nuk i vërejmë hijet e ndriçimit kur shihemi në pasqyre sepse truri automatikisht e barazon atë dhe na shfaq fytyrën tonë afër asaj se çfarë jemi mësuar të shohim. Kamera nuk funksionon në këtë mënyrë dhe i kap të gjitha nuancat dhe hijet.
Në pasqyre shohim vetëm detaje të caktuara
Kur shihemi në pasqyre, zakonisht fokusohemi në një pjesë të caktuar të fytyrës, siç janë buzët, hunda, sytë, etj. dhe nuk e perceptojmë se si duken të gjitha së bashku. Ndërsa kur shohim fotografinë, i përjetojmë të gjitha njëherësh dhe gjykojmë performancën: mënyrën e qëndrimit, shprehjen e fytyrës dhe çdo gjë tjetër që nuk i kemi kushtuar vëmendje.
Fytyrat tona janë asimetrike
Askush nuk ka fytyrë absolutisht simetrike. Ne jemi mësuar ta shohim veten në një apo disa kënde të caktuara dhe shpesh mendojmë se njëra anë e fytyrës është e njëjtë me tjetrën. Kjo është arsyeja pse ndihemi si person krejt tjetër kur e shohim veten në fotografi dhe ndihemi më pak joshës.