Një këngëtare shumë e njohur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri tregoi ne një interviste te fundit me shume etaje rreth jetës së saj private. Një pyetje e ardhur nga publiku, edhe pse e siketshme per te, e mori pergjigjen e Zeqirit. ‘Pse nuk i zgjasin lidhjet Dafinës’- ishte pyetja që dikush shkruajti për të.
‘Edhe unë jam njeri si çdo person tjetër. Unë tani e kam pak të vështirë të takoj dikë, ta njoh, se unë jam figurë publike dhe njerzit të shikojnë për interesa të ndryshme. Unë nuk kam qejf që jeta ime personale të jetë publike, do të kisha qejf dhe unë të dilja si çdo individ tjetër. Lidhja ime e fundit ka qenë 4 vite dhe kur e bën publike njerëzve ju duken 4 vite si 1 muaj. Dhe shumë thjeshtë kam vendosur të jetoj jetën time jashtë kamerave, se boll po duhet të ruhemi prej gjithçkaje.’- është shprehur Dafina.
Jo ka thene po keshtu se :“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk dua të ndërroj shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur të ndërroj vetëm dy fustane. Dasma është dicka shumë personale dhe kam dashur njerëz që ma duan të mirën si njeri, jo vetëm për t’u dukur”, ka thënë Dafina. “Unë bebet i dua shumë, shumë, shumë. Edhe shyqyr që i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”, shtoi me tej.