Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa dhe koreografi me famë botërore Daniel Ezralow kanë qenë të ftuar këtë të hënë në “Opinion”, ku kanë folur për bashkëpunimin e tyre për show-n e suksesshëm në Itali, “Open”, i cili realizohet prej 12 vitesh.
Klaudia Pepa rrëfeu se me anë të audicioneve pati mundësi të bëhej pjesë e këtij show, dhe për këtë është padyshim shumë e lumtur. Ata tashmë janë në një tur i cili po zhvillohet në Itali dhe përfundon në fund të marsit. “Me Daniel është kënaqësi të punoj. Ka një eksperiencë të paparë. Është një nga koreografët më të njohur në botë”.
-
Zbulohet gjinia e bebit të Uedas dhe Arlindit!
27 Shkurt, 09:24
Gjatë bisedës Daniel Ezralow rrëfeu rrugëtimin e tij drejt orografisë. Ai ka lindur në Kaliforni dhe nuk ka kërcyer deri në moshën 19-vjeçare, dëshira e tij ishte të bëhej mjek kardiolog dhe më pas zbuloi talentin e tij për baletin. “Unë nuk kam kërcyer. Jam marrë me futboll, basketboll, doja të bëhesha mjek kardiolog dhe nisa të marr mësime kërcimi, dhe pas dy vitesh u zhvendosa në Nju-Jork, një kompani profesionale. Im atë ngeli pa fjalë. Si fillim u bëra balerin e më pas fillova të jap mësim”
Për Klaudia Pepën, Daniel Ezralow tha se të ajo, veç bukurisë dhe talentit, dallohet kreativiteti i lartë që balerina ka, gjë të cilën ai e pëlqen shumë, edhe pse kanë vetëm një muaj që janë njohur.
Klaudia Pepa prej 9 vitesh ka nisur karrierën e në Itali, ku tashmë përveç baletit ka nisur edhe angazhime në filma dhe prezantim. Dëshira e saj e kahershme është që projektet e saj të shtrihen përtej oqeanit, por për këtë mbetet të presim nëse do të jetë e mundur diçka e tillë.