KreuCelebrity

Po nis lidhje dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe, ish-partnerja e Mertion Mjekiqit: Djalin s`e ka takuar kurrë!

Po nis lidhje dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe, ish-partnerja

Meriton Mjekiqi duket se po nis një histori dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe Ilnisa Agolli brenda shtëpisë së BBV, edhe pse kanë vetëm dy javë që njihen. Nderkohe, te dy ata janë prindër të dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme. Meritoni është baba i një djali, ndërsa Ilnisa ka një vajzë.

Po nis lidhje dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe, ish-partnerja

Mesohet tani se ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, ka qene problematike e te dy janë përplasur edhe publikisht, duke mos kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, e nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në  emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.

Po nis lidhje dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe, ish-partnerja

Vete Meritoni pretendoi asokohe me kontaktonte me djalin, por i cilesoi reagimet e ish partneres aq te forta sa sic tha ai, përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba. Sakaq, mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

Po nis lidhje dashurie me gazetaren 11 vite më të madhe, ish-partnerja

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF