Jennifer Lopez ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet e saj abuzive në të kaluarën në dokumentarin e saj të ri e mjaft emocionues, “The Greatest Love Story Never Told”. Këngëtarja, 54 vjeçare, e cila është e martuar me Ben Affleck, 51 vjeç, tha se: "Kishte njerëz në jetën time që thoshin "të dua" dhe më pas nuk bënin gjëra që ishin në përputhje me fjalën dashuri. Duhet të arrish atë pikën kur je në situata kaq të pakëndshme dhe kaq të dhimbshme sa më në fund thua: “Unë nuk e dua më këtë”.
Artistja - e cila nuk e identifikoi se kush e kishte dhunuar në të kaluarën - tha se ndjehej sikur po 'ecte nëpër mjegull' ndërsa përpiqej të dilte nga situata 'e ashpër'. Pika e kthesës erdhi kur një terapist e pyeti se si do ta trajtonte një situatë abuzive që po i ndodhte vajzës së saj – dhe Jennifer tha se për këtë, ishte tepër e qartë: Do t`i thoja largohu menjëherë dhe mos e kthe më kokën prapa, por për mua vetë ishte kaq e turbullt dhe e ndërlikuar.
“Të të vërtisin, nuk është ndonjë kënaqësi. Dua të them, nuk kam qenë kurrë në një lidhje ku të jemrrahur, faleminderit Zotit, por padyshim që më kanë keqtrajtuar e kam pasur disa gjëra të tjera të pakëndshme. Mungesë e madhe respekti”. Jennifer ndan binjakët Max dhe Emme, 16 vjeç, me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Më parë ajo ka qenë e martuar me Ojani Noa dhe Cris Judd.
Ylli ka qenë në romanca të profilit të lartë me Puff Diddy, Alex Rodriguez dhe Casper Smart.