Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka bërë publike në rrjetet sociale datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.
Sipas vendimit, provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më datë 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia më datë 10 qershor, Matematika më datë 18 qershor, Provimi me zgjedhje më 24 qershor, Provimi Teori profesionale e integruar për Maturën Shtetërore Profesionale, më 24 qershor.
-
Më në fund, Sarah dhe Dj PM zbulojnë planet për zgjerimin e familjes!
19 Dhjetor, 09:34
“Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024!
-Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.
-Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024. Suksese të gjithë nxënësve tanë”, ka shkruar ministrja e Arsimit.



















