KreuCelebrity

Reagon Princi William, pasi Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer!

Reagon Princi William, pasi Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer!

Pas diagnostikimit të Mbretit Charles III me kancer, djali i tij Princi William ka bërë daljen e parë publike dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen. “Faleminderit për mesazhet tuaja dashamirëse”, tha Princi William ndërsa mbërriti në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore të Londrës në Londër.

Ndërkohë, vëllai i William, Princi Harry është kthyer në Kaliforni pas një udhëtimi të shkurtër në Londër, që zgjati pothuajse 24 orë për të parë Mbretin Charles III. Takimi me të atin, Mbretin Karli, zgjati rreth 45 minuta.

Reagon Princi William, pasi Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer!

Ata patën një takim të shkurtër përpara se Mbreti dhe Camila të fluturonin në Pallatin Buckingham dhe prej andej në Sandringham në Norfolk me helikopter. Një burim nga pallati i tha “The Times” se takimi midis Harryt dhe mbretit ishte i shkurtër sepse Charles ishte i lodhur nga operacioni.

Sipas burimeve, Princi Harry nuk e ka takuar vëllain e tij Princin William apo nusen e tij Kate Middleton, e cila po shërohet nga operacioni abdominal.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF