Rodney "Lil Rod" Jones, një ish-producent dhe videograf i Puff Daddy, apo P Diddy sic do të prefenonte të quhej më vonë, ngriti një padi në gjykatën federale të Nju Jorkut me pretendimet se reperi e kishte ngacmuar, droguar dhe kërcënuar seksualisht ndërsa ai po punonte me Sean Combs në albumin e tij të fundit Love nga shtatori 2022 deri në Nëntor 2023. Jones foli për prekje të papërshtatshme nga ana e artistit në pjesët e tij intime, dhe tha se Diddy e kishte zakon të dilte i zhveshur përpara tij. Producenti se u drogua dhe u përdhunua gjatë një feste të supozuar “droge” të Diddy-t, dhe mbante mend vetëm zgjimin lakuriq, i trullosur dhe i hutuar në shtrat me Combs.
Tashmë, rënia e këngëtarit të njohur ka nisur, por përse nuk kanë dalë ta dënojnë atë më shumë emra të famshëm? Festat e shfrenuara të milionerit, ishin të njohuras sipas Us Weekly. “Askush nuk flet,sepse shumë kanë shkuar në festat e tij dhe kanë frikë se ai është hakmarrës”, thonë burime të brendshmepër revistën.
Dy prona që i përkasin Sean “Diddy” Combs u bastisën në fillm të javës nga agjentë federalë si pjesë e një hetimi për trafikim seksual. Shtëpitë e manjatit të muzikës në Los Angeles dhe Miami u kontrolluan nga agjentët e Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI) dhe oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit. Combs, një reper dhe producent tre herë fitues i “Grammy”, është akuzuar për sulme seksuale dhe trafikim seksual në padi të shumta civile në muajt e fundit. Ato përfshijnë pretendimet e paraqitura nga ish e dashura e tij, ish-këngëtarja e R&B, Cassie, duke e akuzuar atë për përdhunim dhe abuzim fizik prej vitesh. Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, e solli çështjen në Manhattan sipas një ligji të New Yorkut që lejon viktimat e dyshuara të abuzimit seksual të paraqesin padi civile pas kufizimeve.



















