KreuCelebrity

Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i dhashë dot një fëmijë!

Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i

Arsyet përse Jennifer Aniston nuk ka fëmijë kanë qenë dhe mbeten objekt diskutimi. Ato u rikthyen në vëmendje me librin e Sarah Ditum: “Toxic: Women, Fame, and the Tabloid 2000s”. Ditum rrëfen historinë e Aniston dhe 8 grave të tjera që flasin për “ferrin e të qenit i famshëm”.

Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i

Ishte krijuar një ide mes një pjese të fansave se ylli hollivudian nuk kishte dashur fëmijë, por duket se Aniston në fakt qe përpjekur. Në 2017-ten, ajo u nda nga bashkëshorti Justin Theroux, por ndonëse u tha se ndarja kishte qenë paqësore dhe me miratim dypalësh, aktorja kishte kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë. Ajo pati rrëfyer sesi ishte munduar shumë në të 30-tat dhe të 40-tat e saj të mbetej shtatzënë. “Ishte një rrugë e vështirë për mua ajo e sjelljes në jetë të një fëmije. Pas vitesh e vitesh spekulimi, unë në fakt, kisha provuar cdo gjë: IVF-në, pija cajra kinezë, cfarë nuk bëra”, qe shprehur Aniston.

Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i

“Zoti na ruajt një grua të jetë e suksesshme dhe të mos ketë fëmijë”, tha Jennifer. “Dhe arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë dhe i dhamë fund martesës, ishte sepse unë nuk mund t'i jepja një fëmijë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF