KreuCelebrity

Sanremo, Alessandra Amoroso shpërthen në lotë: Urrejtje, kërcënime dhe ofendime, përfundova në terapi!

Sanremo, Alessandra Amoroso shpërthen në lotë: Urrejtje,

Alessandra Amoroso-s, e cila në Sanremo 2024 sjell “Fino a qui” , tregoi per herë të parë se si lindi kjo kënge. Ajo rrefeu e perlotur se ka qene viktimë e bullizmit dhe urrejtjes digjitale. Gjithçka nisi me koncertin e saj në San Siro në vitin 2022, i cili më pas e detyroi të arratisej, të largohej nga Italia dhe të strehohej në Kolumbi.

Sanremo, Alessandra Amoroso shpërthen në lotë: Urrejtje,

“Sjell në Sanremo një këngë që flet për rëniet, vështirësitë që në jetë, qofshin të mëdha apo të vogla, duhet të përballemi në mënyrë të pashmangshme”, ka shpjeguar ajo, “Në vitin e fundit rashë dhe sot jam këtu për t’ju ??treguar versionin tim të kësaj historie, një ortek urrejtjeje me goditi nga një ditë në tjetrën dhe nuk po flas për memet me të cilat kam bërë gjithmonë shaka, por po flas për ofendime shumë të rënda dhe kërcënime me vdekje që më vinin përditë." Dhe më pas këngëtarja ka filluar të lexojë sharjet njëra pas tjetrës: “Ende po flet, por a nuk ta neverit vetja?”, dhe sërish, “Zhduku”, “A ke ndonjë çrregullim”, “Ti janë një turp për prindërit e tu”, dhe përsëri "Ti ma neverit ". E shumë të tjera, të papërsëritshme. Një ortek urrejtjeje.

“Ndërsa vuaja brenda, i vetmi reagim që mund të kisha ndaj botës së jashtme ishte zemërimi”. Prej aty, lufta për të përfunduar turneun, përpara se të vendosja të largohesha: "Unë u arratisa në Kolumbi dhe për të gjithë periudhën në të cilën qëndrova atje nuk pati asnjë moment që të ndjeja nevojën për t'u kthyer". Këngëtarja mbërriti kështu në shkurt të vitit të kaluar, kur “kuptova se duhej të kthehesha në Itali dhe të përballesha me gjithçka që duhej të bëja, i detyrohesha vetes dhe gjithë atyre njerëzve që kanë qenë gjithmonë aty për mua”.

Këngëtarja pohoi se perfundoi në terapi.  “Nuk ishte e lehtë, por pak nga pak më ndihmoi të gjeja një këndvështrim të ri për të parë jo vetëm veten, por edhe punën time dhe vetëm atëherë u afrova sërish me muzikën.  Për një person mund të jetë një përkëdhelje, për një tjetër një përqafim, janë shumë gjëra. Rruga që mora me terapinë ishte gjithashtu e mirë për mua. Ideja për Sanremo vjen nga Tagaki & Ketra, ata më propozuan këngën perfekte për Sanremo."

 "Kam vendosur që për sa më përket rënia të mos llogaritet, as ulja të mos llogaritet, sepse për fat të keq nuk ulesh gjithmonë butësisht. E vetmja gjë që ka rëndësi është se si ngrihesh pas një rënieje dhe mbi të gjitha çfarë vendos të mësosh nga ajo rënie”, shprehet ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF