Producentja Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, ku ka folur më së shumti për formatin “Big Brother VIP”. Ajo ka konfirmuar se ky format do të moderohet nga Ledion Liço dhe është shprehur se si të mbajë një publik të mbërthyer pas ekranit apo një spektakël live për pesë orë.
“Po Ledioni do të moderojë BBV3. Rikthimi i Ledionit në televizion, nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga tv, mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjëndja ime emocionale. Historia jonë, është shitur si historia e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj.
Por një njëri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur Amerikën e tij dhe jetën e tij në TCh për 20 vite nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim. Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtë zakonshëm dhe supriza, super personazhe, kështu që na ndiqni”, tha Sara Hoxha.
-
Me këtë foto, Elia Zaharia konfirmon ndarjen nga Princ Leka!
3 Janar, 10:13
E pyetur se kush është moderatori më i mirë në Shqipëri, dhe pse Ledioni, ajo tha, “Për mua padiskutim si bashkëshortja e tij, është Ledioni. Por nuk mendoj se Ledioni është më i miri te Top Story, apo Gjurmë Shqiptare. Ledioni është më i miri në spektakle televizive, secili te vendi vet. Ai di të bëjë atë që di të bëjë më mirë të mbajë një publik të mbërthyer pas ekranit, të mbajë një live show për 4-5 orë dhe është njeriu më i lexuar që unë njoh, më i artikuluari dhe ka një sarkazëm therëse do të thoja”.