KreuCelebrity

Sara Hoxha zhvendoset në Tiranë pas ndarjes nga Ledri?

Sara Hoxha zhvendoset në Tiranë pas ndarjes nga Ledri?

Blogerja e njohur, Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula, përfliten prej muajsh për ndarje, edhe pse kjo gjë as është mohuar e as është pohuar asnjëherë nga dyshja e famshme shqiptare.

Sara Hoxha zhvendoset në Tiranë pas ndarjes nga Ledri?

Fakti mbetet megjithate që dyshja prej kohësh nuk janë parë bashkë, nuk shfaqen në evente, e nuk kanë më  as foto të përbashkëta në rrjete sociale. Sara së fundi bën të ditur se ka blerë shtëpi të re në Tiranë dhe mbase do të vendoset përfundimisht, pasi së bashku me Ledrin jetonin në Prishtinë. Ata kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu.

Sara Hoxha zhvendoset në Tiranë pas ndarjes nga Ledri?

Sara është mbesa e Telat Agollit, që njihej edhe si “Bad Spenseri shqiptar”, duke iu referuar ngjashmërisë fizike të pamohueshme me aktorin italian, Bud Spencer. Agolli, i cili prej vitesh kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara, ka qenë ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist. Lindur më 15 shkurt 1932, gjatë karrierës së tij, Agolli ka qenë edhe kampion kombëtar absolut për 20 vjet, 1950-1972, në ngritje peshe, me 99 rekorde kombëtare.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF