Mevlan Shanaj ka qenë së fundmi në emisionin “Pas Mesnate”, ku ka rrëfyer historinë e bukur të dashurisë me poeten Natasha Lako. Gjatë rrëfimit ai kujtoi nga momentet e njohjes e deri te momenti kur ai zbuloi se Natasha ishte poete.
-
5 atlete për 5 xhinse: ja cilat janë kombinimet që duhet të provoni!
23 Shkurt, 12:06
Mevlan Shanaj u shpreh se i pëlqeu eleganca dhe ndjeu që ishte vajza e duhur me të cilën ai do të kalonte jetën. “Ishim studentë. Më bëri përshtypje natyra e saj, ishte elegante Natasha, e veshur bukur, korçare, vajzë e vetme.
Unë nuk e dija që shkruante. Më thotë Minella Borova, korçar: ‘E di ti, që ajo goca që shoqërohesh ti, është poete?’. Ne jemi njohur nga aparenca, ishim në të njëjtat mjedise.
Nga konvikti tek Universiteti i Arteve, Natasha ishte te godina qendrore dhe kështu si me të qeshur, ndodhi kur u lidhëm. Si me të qeshur unë i thash që ti po më pëlqen dhe unë dua të krijoj jetën me ty”, rrëfeu Shanaj.