Selena Gomez ndau pak pozitivitet në profiling e saj në Instagram. Artistja 31 vjecare postoi një fotografi të kohës kur ishte më e re të ndjekur nga një fotomë aktuale, e cila e shfaqte atë në një figurë më të plotë.
“Sot, kuptova se nuk do të dukem më kështu…” Selena, e cila më parë pranoi se “ka qarë” për komentet e turpërimit të trupit, shkroi mbi fotografinë e parë, të bërë në Miami, Florida, në vitin 2013, shkruan DailyMail. Unë nuk jam perfekte, por jam krenare që jam kjo që jam… ndonjëherë harroj se është mirë të jem unë”, shkroi ajo në imazhin tjetër, të realizuar në Meksikë në vitin 2023.
Selena ka ndarë mesazhe pozitive për trupin disa herë në të kaluarën. Shkurtin e kaluar, ndërsa zbuloi se ilaçet e saj për lupus janë përgjegjës për shtimin e peshës së saj, Gomez u shpreh se nuk do të jetë kurrë modele, pasi iu vu pas komentuesve në internet që e kritikuan për trupin e saj.