KreuCelebrity

Selena Gomez poston foto sensuale, por i fshin pas disa minutash! Ç’ndodhi?

Selena Gomez poston foto sensuale, por i fshin pas disa minutash!

Selena Gomez është shfaqur së fundmi në rrjetin social Instagram me disa foto tejet provokuese të cilat disa orë më vonë zgjodhi ti heq për shkak edhe të reagimeve të shumta që mori.

Shumë aluduan për një operacion të mundshëm estetik për zmadhimin e gjoksit. Edhe pse ajo nuk e shfaqi plotësisht gjoksin, pasi kjo do të kishte shkelur kushtet e shërbimit të Instagramit, imazhet bënë bujë për shkak të madhësisë së gjoksit të saj, i cili mesa duket i është rritur pa asnjë arsye.

Selena Gomez poston foto sensuale, por i fshin pas disa minutash!

Fansat aluduan se një gjë e tillë mund të jetë një tjetër nga efektet që ajo vuan nga trajtimi i lupusit që po i nënshtrohet. Madje, pak ditë më parë këngëtarja bëri me dije se do të qëndrojë përkohësisht larg skenës për shkak të “sulmeve të panikut” dhe “depresionit” që po përjeton si pasojë e kësaj sëmundje autoimune.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë shkencore për një marrëdhënie midis rritjes së gjoksit të saj dhe lupusit, një gjendje që prek lëkurën, nyjet dhe organet e brendshme dhe është një gjendje në të cilën vetë sistemi imunitar sulmon trupin.

Selena Gomez poston foto sensuale, por i fshin pas disa minutash!

Simptomat përfshijnë lodhje ekstreme, skuqje të lëkurës dhe dhimbje kyçesh. Në disa, mund të çojë në komplikime më serioze si infeksione, sulme në zemër ose goditje në tru dhe në rastin e Gomez, ajo ka treguar se si ka ndikuar në shëndetin e saj mendor dhe fizik, për të krijuar ndërgjegjësim për këtë sëmundje.

Ndaj, ndjekësit e tjerë spekuluan se imazhet tërheqëse të këngëtares do të ishin rezultat i ndonjë efekti vizual të prodhuar nga rrobat ose një shtim në peshë, që mund të shkaktohen nga trajtimi mjekësor që po i nënshtrohet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF