Pete Sampras, simboli i tenisit dhe një prej emrave më të famshëm të këtij sporti, thuajse nuk njihet ne fotot e fundit që i kanë shkrepur paparacët. Ish-sportisti u fotografua një ditë më parë përpara një kafeneje në Los Angeles. I pa rruar dhe i zhytur në mendime, Sampras kaloi pa u vënë re mes klientëve të kafenesë.
Duket se sëmundja e bashkëshortes së tij ka lënë gjurmë edhe në fytyrën e tenistit legjendar. Fituesi i 14 turneve të mëdha, Pete Sampras njihet si një nga tenistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Turneu i tij i fundit Grand Slam u fitua në vitin 2002 në US Open, pak para se të përfundonte karriera e tij.
Në moshën 52-vjeçare, Sampras e jeton jetën e tij larg vëmendjes dhe rrallë shihet në publik. Prej disa muajsh, ish-tenisti po kalon momente të tmerrshme dhe ka bërë disa rrëfime rrëqethëse për gruan e tij. Gruaja që ka qenë me të për më shumë se dy dekada është diagnostikuar me kancer në vezore.
Në një deklaratë për ATP Tour në tetor, Sampras tha: “Siç e dinë shumë, unë jam një person mjaft i qetë dhe e mbaj jetën time private private. Megjithatë, viti i kaluar ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë për familjen time dhe vendosa të ndaj atë që po ndodh. Dhjetorin e kaluar, gruaja ime, Bridgette, u diagnostikua me kancer ovarian. Që atëherë, ai i është nënshtruar një operacioni të rëndë, kimioterapisë dhe vazhdon trajtimin. Është e vështirë të shikosh dikë që dashuron të kalojë një sfidë të tillë. Megjithatë, ishte e mahnitshme të shihje se sa të fortë janë djemtë tanë dhe si e kanë mbështetur nënën e tyre gjatë gjithë kësaj kohe”, tha ai. Gruaja e Pete Sampras është ish-Miss Teen USA, Bridgette Wilson, dhe ka pasur një karrierë të suksesshme në Hollyëood teksa ka interpretuar krah emrash të njohur si Adam Sandler, Sarah Michelle Geller ose Jennifer Lopez.