Në një episod të fundit të podcast-it të saj, "Let's Be Clear", aktorja Shannen Doherty ka rrëfyer betejën e saj me kancerin. Doherty, 52, shprehu shpresën e saj të re për të ardhmen, duke zbuluar rezultatet pozitive të një trajtimi të fundit nga kanceri. Aktorja zbuloi se ajo pavarësisht pasigurive fillestare, këmbëngulja ka dhënë rezultat.
Duke folur me onkologun e saj të rrezatimit, Dr. Amin Mirhadi, ajo shpjegoi, "Pas trajtimit të gjashtë apo të shtatë, ne vërtet e pamë atë duke thyer barrierën gjak-tru". Duke e përshkruar ndikimin e këtij zhvillimi, Doherty theksoi: "Për mua, kjo që ndodhi ishte mrekulli”.
Ndërsa i mban private detajet e trajtimit të saj, aktorja mbetet pozitive në lidhje me rezultatet, duke thënë: "Fakti që po thyhet barriera gjak-tru është në të vërtetë një mrekulli e atij ilaçi”.
Gjatë gjithë rrugëtimit të saj nëntëvjeçar me kancerin, Shannen Doherty ka qenë e hapur dhe e sinqertë për përvojat e saj. Në podcastin e saj, ajo reflekton në aspekte të ndryshme të jetës së saj, duke përfshirë pikat kryesore të karrierës, marrëdhëniet dhe fazat e ndryshme të sëmundjes së saj.
Qëllimi i saj është të rrisë ndërgjegjësimin dhe fondet për kërkimin e kancerit, duke theksuar se individët me kancer mund të japin ende një kontribut të rëndësishëm në botë. Pavarësisht vështirësive të vitit 2023, të shënuara nga operacioni në tru dhe sfidat personale, Shannen është gjithmonë pozitive.