KreuCelebrity

Shokon Bradley Cooper: 8 muajt e parë nuk di a e kam dashur vërtetë vajzën time!

Shokon Bradley Cooper: 8 muajt e parë nuk di a e kam dashur

Bradley Cooper është treguar shumë i sinqertë teksa ka rrëfyer se e ka patur të vështirë të krijojë me të bijën Lea atë lidhjen e fuqishme prind-fëmijë për të cilën flasin të gjithë. Në podcastin “Armachair Expert” akori i famshëm pranoi se në tetë muajt e parë kur Lea erdhi në jetë ai nuk ka përjetuar atë ndjesinë e fuqishme të dashurisë. Shprehjen ‘do vdisja për fëmijën tim’ që e kishte dëgjuar nga prindër të tjera, për muaj me radhë pasi u bë baba Cooper tregoi se nuk e kuptonte.

Shokon Bradley Cooper: 8 muajt e parë nuk di a e kam dashur

“Për 8 muajt e parë as nuk e di nëse e kam dashur vërtet atë fëmijë. Por, e pashë se si kjo gjë u transformua. Kjo është eksperienca ime. Jam i mahnitur prej saj. E dua faktin që kujdesem për të, por a do të vdisja nëse dikush do më drejtonte armën?”.

Shokon Bradley Cooper: 8 muajt e parë nuk di a e kam dashur

Edhe pse dikur nuk do të ishte i sigurt se si do t’i përgjigjej kësaj pyetje, tani aktori i Hollyëood me bindje do të përgjigjej që PO.

Lea është 6 vjeç dhe erdhi në jetë si frut i dashurisë së Bradley Cooper dhe modeles Irina Shayk, të cilët edhe pse janë të divorcuar ruajnë një raport miqësor me njëri tjetrin.

Shokon Bradley Cooper: 8 muajt e parë nuk di a e kam dashur

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF