KreuCelebrity

Shokon Buckingham Palace: Mbreti Charles është me kancer ( por jo prostate!

Shokon Buckingham Palace: Mbreti Charles është me kancer ( por jo

Mbreti Charles III, është diagnostikuar me një formë të kancerit dhe ka nisur trajtimin, njoftoi Buckingham Palace. Më pak se 18 muaj nga marrja e fronit Charles do të pezullojë detyrat publike, por do të vazhdojë të merret me çështje shtetërore dhe nuk do të heqë dorë nga rolet e tij kushtetuese si kreu i shtetit, tha Pallati.

Shokon Buckingham Palace: Mbreti Charles është me kancer ( por jo

Sipas njoftimit, diagnostikimi me kancer nuk është i lidhur me trajtimin për problemet me prostatë, te shfaqura se fundi. Pallati, sipas REL, nuk njoftoi se nga çfarë forme e kancerit është prekur monarku 75-vjeçar.

Pallati tha se kishte dale ne pah "një çështje tjetër shqetësuese” gjatë trajtimit që Charles bëri muajin e kaluar për prostatën, kur ai qëndroi tre net në një spital në Londër. “Testet diagnostikuese kanë identifikuar një formë të kancerit”, thuhet ne deklarate. Mjekët, sipas njoftimit, e kanë këshilluar Charlesin që të shtyjë detyrat e tij publike. Pallati tha se mbreti britanik është pozitiv lidhur me trajtimin e tij dhe shpreson që t’iu kthehet detyrave publike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Charles u bë mbret në shtator të vitit 2022, pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare. Liderët politikë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë dërguar mesazhe mbështetëse monarkut. Charles pranoi hapur gjendjen e tij shëndetësore, sa i përket prostatës, pasi për shekuj të tërë familja mbretërore britanike nuk kishte bërë publike çështjet shëndetësore. Kur monarkët në Mbretërinë e Bashkuar kishin fuqi reale, lajmet për sëmundje nxisnin frikë për autoritetin e tyre. Zakoni i mbajtjes së fshehtë të informacioneve për gjendjen shëndetësore vazhdoi edhe pasi pjesëtarët e mbretërisë u bënë figura kushtetuese. Publiku britanik nuk e kishte ditur se gjyshi i Charlesit, Mbreti George VI, kishte kancer në mushkëri para se të vdiste më 1952 në moshën 56-vjeçare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF