Pete Davidson ka zgjedhur të tërhiqet nga disa shfaqje komike pa dhënë shumë arsye, duke i lënë fansat të zhgënjyer dhe të shqetësuar. Komediani dhe aktori ka tërhequr shfaqjet e tij në Beacon Theatre të premten dhe të shtunën në New York City, ku anulimi erdhi vetëm disa orë para fillimit të shfaqjes.
Teatri u dërgoi email fansave dhe mbajtësve të biletave, duke i informuar se Davidson nuk do të performonte për shkak të 'rrethanave të paparashikuara', me një rimbursim të plotë të premtuar brenda 30 ditëve nga shfaqja.
Por ky ishte ngushëllimi më i pakët për dashamirësit e komedisë, të cilët mezi prisnin ta shihnin 30-vjeçarin. "Isha i ngazëllyer për të parë Pete Davidson sonte, por shfaqja e tij sapo u anulua”, tha një prej fansave.
Shfaqjet e anuluara vazhdojnë deri në Vitin e Ri, që do të thotë se Davidson nuk do të shihet në skenë në vitin 2023 dhe tani ka dyshime mbi datat e tij të ardhshme vitin e ardhshëm.
Duket se Pete gjithashtu anuloi shfaqjet e tij të planifikuara për 26 dhjetor deri më 4 janar në Teksas, Tenesi, Xhorxhia, Pensilvani, Kentaki dhe Wisconsin. Shfaqjet tani janë etiketuar si 'të anuluara' në faqen e internetit të Ticketmaster.
-
Pas humbjes së nënës, rrëqeth Anna Lika: Më këpute shpirtin moj mami!
26 Dhjetor, 09:37
Davidson ende nuk ka bërë një koment apo shpjegim publik pas vendimit të tij. Më herët, aktori ka qenë i hapur për betejën e tij me problemet e shëndetit mendor. Ai ka folur gjithashtu për dhimbjen e humbjes së babait të tij, zjarrfikësit Scott Davidson, në sulmin e 11 shtatorit, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.