KreuCelebrity

Si zor të fitojë Romeo BBV3, Arbër Hajdari: Nuk e shoh lojtar të fortë!

Si zor të fitojë Romeo BBV3, Arbër Hajdari: Nuk e shoh lojtar

Arbër Hajdari, si opinionist në ‘BBV3’ rrefeu gjatë një interviste të zhvilluar mëngjesin e sotëm dicka më tepër rreth kësaj eksperience. Ai komentoi edhe lojën e banoreve te shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e u ndal vecanerisht tek Romeo Veshaj. Arbri tha se ‘sot nuk e sheh ate si lojtar të fortë’.

Si zor të fitojë Romeo BBV3, Arbër Hajdari: Nuk e shoh lojtar

‘Mund t’i japë siguri, por unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh brenda shtëpisë që të hyjë tek lojtarët e fortë. Se çfarë do bëjë ai nesër, nuk e di. Por sot nuk e shoh si lojtar të fortë. Fansat e Romeos, që e njohin Romeon për jetën që bën nga jashtë dhe për një personazh që ka hyrë brenda shtëpisë, ata do e duan Romeon sidoqoftë.

Si zor të fitojë Romeo BBV3, Arbër Hajdari: Nuk e shoh lojtar

Unë e njoh Romeon nga jashtë dhe mendoj që ai di të bëjë më shumë, di të bëjë më mirë se kaq. Ai di të marrë pjesë në diskutime dhe t’i çojë deri në fund. Mua nuk më pëlqen kur ai tërhiqet. Ajo që më intereson mua, jo vetëm me Romeon, por edhe me banorët e tjerë, është që t’i nxjerr nga ajo zona e rehatisë. Sepse dua që ata të kenë mundësi t’i japin publikut emocione, të ndajnë nga historitë e tyre të bukura, momente gazmore… Ne duam që nëpërmjet këtij programi, jo vetëm të shohim realitete se si jetojnë 24 orë me njëri-tjetrin, por të marrim dhe mesazhe të rëndësishme për shoqërinë tonë.’- u shpreh Arbri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF