KreuCelebrity

“S’kam bërë asnjë ditë burg”, Klodian Duro flet për divorcin dhe dhunën ndaj bashkëshortes!!

“S’kam bërë asnjë ditë burg”, Klodian Duro

Klodian Duro u skualifikua nga “Big Brother VIP” pasi u shpreh mbrëmjen e së shtunës, se kur ka rrahur gruan e tij, banorët aty nuk i llogarit. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Wake Up” këtë të hënë dhe ka pranuar gabim që ka bërë, teksa ka sqaruar edhe arsyen.

Gjatë deklaratës së tij, Meritoni po përpiqej që ai të ndryshonte qëndrim, duke i thënë, “Nuk je ky”. Lidhur me këtë, Duro tha, “Meritoni dinte gjithçka, jo vetëm ai por të gjithë banorët e dinin se kush ishte banorja që ka folur kundër Klodit. Dhe vetë banorët e shihnin çdo ditë që Klodi e injoronte totalisht banoren me emrin Roza. Unë e thashë që në nisje që kërkoj ndjesë dhe e kuptoj fare mirë gabimin, sepse nuk mund të ironizosh me fjalën dhunë. Do të ishte mirë që kjo banore të thoshte dhe që ‘po hyn një nga futbollistët që na ka hapur dyert e shoqërisë shqiptare në të gjithë Europën’.

“S’kam bërë asnjë ditë burg”, Klodian Duro

Jo më kot hyra si banor i “BBV”. E di që në Shqipëri në realitetin tonë kjo është situata aktuale. Jo më kot hyra aty. Motivi im i vetëm i hyrjes aty ishte që të më njihnin dhe mbi të gjitha vajza ime të ndihej krenare për mua. Nuk do të ndryshoj për asnjë arsye, do të jem ky që jam, i drejtë, i pastër dhe korrekt me të gjithë njerëzit. Ndoshta po më kthehet kundër, por do të vazhdoj të jem ky që jam, sepse kjo është jeta ime”.

Gjatë intervistës, ai tregoi për herë të parë si qëndron e vërteta e arrestimit të tij, apo dhunës në familje. “Për pjesën e divorcit tim, unë nuk kam bërë asnjë ditë burg, sepse nuk kam qenë i dënuar. Por kur ndodh një divorc, për të ruajtur këtë dhunën ndaj grave, gjithkush nga gratë mund të marrë një urdhër mbrojtjeje. Por unë kam patur dhe biznes që duhet të shkoja për të parë hapat e biznesit. Realisht në atë ngjarje që ka ndodhur, ne kemi qenë në kohë pandemie kur nuk lejoheshim të dilnim nga shtëpia. Pra ishin disa thyerje të rregullores së asaj kohe, të cilat u vërtetuan lehtësisht dhe unë nuk kam vuajtur asnjë ditë burg.

Unë nuk kisha folur kurrë që t’i ktheja përgjigje të gjitha abuzimeve që u bënë. Me daljen time, nuk m’u dha mundësia që të flisja aty brenda. Ne jemi një vend që ecim me fjalë, me thashetheme, por pa ditur vërtetësinë, siç është edhe ky rast. Nëse ajo e di që unë paskam rrahur bashkëshorten, ku paska qenë Roza kur unë e kam rrahur dhe me çfarë sysh e ka parë ajo këtë gjë? Por jo është lehtësisht e vërtetueshme, mbi të gjitha ish-bashkëshortja ime është aty, është me vajzën, mund ta vërtetojë dhe ajo me fjalët e saj qe ne gjatë gjithë jetesës sonë nuk kemi patur kurrë shenja dhune”, është shprehur Klodi.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF