KreuCelebrity

Skandali: Kënga e artistëve izraelitë bën thirrje për vdekjen e Dua Lipës!

Skandali: Kënga e artistëve izraelitë bën thirrje për

Një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është kthyer ne nje himn jozyrtar te luftës së Izraelit. Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa.Titulli i këngës “Harbu Darbu” fjalë për fjalë do të thotë “shpata dhe sulme”, thote Express.

Skandali: Kënga e artistëve izraelitë bën thirrje për

Në zhargonin vendas, fraza do të thotë të shkatërrosh kundërshtarin. Kjo është pikërisht ajo që reperët premtojnë se ushtria izraelite do të bëjë. Kënga ka mbi 18 milionë shikime. Kënga dhe videoklipi janë në shumë mënyra tipike për hip-hop-in izraelit, por teksti i këngës, sipas mediave izraelite, përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori. Në këtë pjesë përmenden edhe Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë mbeshtetur me force fundin e sulmeve në Gaza që nga fillimi i konfliktit. Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF