KreuCelebrity

Skandali me Princin, Elia Zaharia në gjendje jo të mirë shëndetësore!

 

Skandali me Princin, Elia Zaharia në gjendje jo të mirë

Një ditë pas sherrit me ish-bashkëshortin, Princin Leka dhe skandalit që u kthye në kryefjalën e mediave, Elia Zaharia duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Këtë e ka bërë me dije gazetarja Doriana Bezat në emisionin “Top Talk”, duke mos dhënë më shumë detaje. E pyetur, ajo tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore fizikisht, por edhe nga ana psikologjike, pas të gjithë ngjarjeve që përfshinë jetën e saj. “Ka një gjendje shëndetësore jo të mirë. Ka pasur edhe një tronditje se nuk është e lehtë të të tjetërsohet jeta. Por po e lë këtu…ka pasur një gjendje jo të mirë fizike. "Më duket një skenar i dobët, se nuk mundet një plak 70-vjeç dhe ish bashkëshortja të reagojnë në këtë mënyrë të pa ngacmuar”, u shpreh gazetarja.

Skandali me Princin, Elia Zaharia në gjendje jo të mirë

Ndërsa eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, i bëri thrrje prokurorisë të hetojë të gjithë ngjarjen “e shëmtuar”. “Elementet dhe faktet se si kjo video ka dalë. Ka ndodhur nga vetë princi ose nga persona afër tij, për të sulmuar ose diskretituar familjen në prag të gjyqit. E inkurajoj policinë, prokurorinë të hetojë sa më shpejt. Kush është personi që e nxorri dhe nga nisi gjithë kjo histori kaq e shëmtuar”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF