KreuCelebrity

Sofia Vergara flet për arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello: Nuk doja të isha një nënë e vjetër!

Sofia Vergara flet për arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello: Nuk doja

Sofia Vergara në një intervistë të dhënë se fundmi, ka zbuluar arsyen kryesore të ndarjes nga Joe Manganiello. “Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të isha një nënë e vjetër”, tha aktorja, 51-vjeçare, së fundmi për “El Pais”.

Sofia Vergara flet për arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello: Nuk doja

“Mendoj se nuk është e drejtë për fëmijën”. Gjithsesi, ylli i "Modern Family" theksoi se i “respekton" ata që dëshirojnë të mirëpresin fëmijët në moshë të madhe.

“Kam patur një djalë në moshën 19 vjeçe, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, shpjegoi ajo për Manolo Gonzalez Vergara, të cilin e ndan me bashkëshortin e saj të parë, Joe Gonzalez. "Unë jam pothuajse në menopauzë; kjo është mënyra e natyrshme e gjërave”.

Sofia Vergara flet për arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello: Nuk doja

Manganiello është katër vjet më i ri se Vergara dhe ata kishin arritur në faza të ndryshme të jetës së tyre në kohën e gabuar. "Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t'u divorcuar. Si dy njerëz që e duan dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë që lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë”, tha ish-çifti për Page.

Sofia Vergara flet për arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello: Nuk doja

Megjithatë, ajo është e hapur për të qenë sërish e dashuruar dhe mendohet se është në një lidhje me kirurgun ortoped Justin Saliman. Nuk është e qartë nëse ai tashmë ka fëmijë apo jo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF