KreuCelebrity

Soni Malaj kritikohet pas intervistës ku flet për të bijën: Ana e di që mami është nga Tropoja ...

Soni Malaj kritikohet pas intervistës ku flet për të bijën:

Soni Malaj ka qenë e ftuar për një intervistë televizive në Klan Kosova, më saktësisht në programin "Sol", ku ka folur me detaje rreth karrierës, jetës personale dhe sidomos të bijës, por përtej gjithë rrêfimit, një sekuencë e bisedës është bërë virale në TikTok, ku ajo tregon më shumë mbi rritjen dhe edukimin e vajzës, sot 12 vjeç. “Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”- tregon artistja, ndërsa zbulon se Ana nuk ka telefon, por gjithsesi nuk arrin do ta ndalojë ekspozimin ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet.

Soni Malaj kritikohet pas intervistës ku flet për të bijën:

Ndërkohë pjesa e intervistës që po komentohet në rrjetet sociale është si më poshtë: “Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë (qesh)" .
Video-ja ka marrë mjaft komente, ku nuk mungojnë kritikat për këngëtaren, si për shprehjen e përdorur, ashtu edhe për mënyrën si Soni po e edukon të bijën, ndërsa ka njerëz që thonë: “Jemi në 2024-ën, si mund të thuash kërcet druri”, shkruan dikush apo "Bëj ç’të them unë, por jo çfarë bëj unë” ose “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”.  Megjithatë ka edhe nga ata që e mbështesin, duke thenë se ishte e gjitha në kontekstin e shakasë ose fundja, edhe e edukimit. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF