KreuCelebrity

Stafi hyn në grevë, mbyllet Kulla Eiffel në Paris!

Stafi hyn në grevë, mbyllet Kulla Eiffel në Paris!

Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun per shkak se stafi i saj hyri në grevë. Greva përkon me 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit, Gustave Eiffel, që ndërtoi objektin e rralle. Operatori i Kullës, SETE, sqaroi se stafi po proteston lidhur “me mënyrën se si po menaxhohet ajo aktualisht” .

Stafi hyn në grevë, mbyllet Kulla Eiffel në Paris!

SETE deklaroi se kjo situatës “është nisur drejt katastrofës”. Shoqata CGT tha se kulla po menaxhohet sipas nje modeli biznesi "shume ambicioz dhe te paqëndrueshëm” , që bazohet në një vlerësim të fryrë të numrit të vizitorëve të ardhshëm dhe në të njëjtën kohë nënvlerëson kostot e ndërtimit. SETE u kërkoi falje vizitorëve, duke i këshilluar të gjithë ata që kishin blerë bileta elektronike për të vizituar Kullën të mërkurën që të shikojnë emailet e tyre për më shumë informacione mbi rezervimin e tyre.

Kulla e Eiffelit – ndërtesa më e famshme e Parisit – tërheq pothuajse 7 milionë vizitorë në vit, rreth tre e katërta e të cilëve janë të huaj. Gjatë pandemisë së koronavirusit, numri i vizitorëve ra për shkak të mbylljeve dhe kufizimeve të udhëtimit, por shifrat e vizitorëve u rritën në 5.9 milionë më 2022.

Shoqata CGT deklaro se ata qe po menaxhojne Kullen, e bazojne te ardhmen e saj në buxhetin prej 7.4 milionë vizitorësh në vit, “dhe pse ky nivel vizitorësh nuk është arritur kurrë”. Inxhinieri i Kullës, Gustave Eiffel, vdiq më 27 dhjetor 1923, në moshën 91-vjeçare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF