KreuCelebrity

Studim i ri: Ky ushqim është sekreti i dobësimit, ul dhe rrezikun e diabetit!

Studim i ri: Ky ushqim është sekreti i dobësimit, ul dhe rrezikun

I kemi pare koreanet gjithmone ne forme, por duket se sekreti qenka tek ushqimi. Dhe me sakte, tek nje ushqim i pandashem nga tryezat e tyre: Kimchi, apo lakra e fermetuar.

Studimet e mëparshme kanë nxjerrë në pah vetitë e dobishme të baktereve te kimchit në parandalimin e obezitetit, dhe hulumtimi me i fundit kishte ne objektiv pikerisht verifikimin e lidhjes mes konsumit të rregullt të kimchi dhe rrezikut të reduktuar të obezitetit abdominal dhe të përgjithshëm. Akumulimi i dhjamit abdominal është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e diabetit të tipit 2, pasi pesha është e përqendruar rreth organeve kritike si pankreasi dhe mëlçisë. Ndaj dhe fokusi ishte ketu. Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat nga më shumë se 115,000 koreanë mbi moshën 40 vjeç, të cilët morën pjesë në studimin Health Examinees, i cili shqyrton faktorët mjedisorë dhe gjenetikë në sëmundjet kronike. Pjesëmarrësit raportuan zakonet e tyre dietike, duke përfshirë konsumimin e llojeve të ndryshme të kimchi.

Studiuesit mblodhën të dhëna për gjatësinë, peshën, indeksin e masës trupore (BMI) dhe perimetrin e belit të pjesëmarrësve, duke miratuar kritere paksa të ndryshme për obezitetin e barkut në krahasim me standardet amerikane, pasi u përcaktua si një perimetër i belit të paktën 88.9 centimetra për burrat dhe 83.8 cm për gratë. Rezultatet treguan një kurbë në formë J, duke sugjeruar se konsumi i moderuar i kimchi-t uli prevalencën e obeziteti. Konsumi i deri në tre porcione kimchi në ditë u shoqërua me një probabilitet më të ulët të obezitetit 11% krahasuar me konsumin më pak të shpeshtë. Megjithatë, as ngrënia e tepërt nuk ishte e shëndetshme: Krahasuar me ata që konsumonin më pak se një porcion kimchi në ditë, pjesëmarrësit që hëngrën pesë ose më shumë racione peshonin më shumë, kishin një bel më të madh dhe kishin më shumë gjasa të ishin mbipeshë, duke sugjeruar se moderimi është kyç. Hulumtuesit nenvizuan se "duke qenë se kimchi është një nga burimet kryesore të marrjes së natriumit, rekomandohet një konsum i moderuar, duke synuar përthithjen e përfitimeve të mundshme pa u ngarkuar me efekte të panevojshme”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF