KreuCelebrity

Sven-Goran Eriksson jep lajmin e trishtë: Jam me kancer, mund të kem edhe një vit jetë!

Sven-Goran Eriksson jep lajmin e trishtë: Jam me kancer, mund të kem

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe zbulon se fatkeqësisht i ka mbetur afërsisht një vit jetë. Ish-trajneri i Romës, Lazios dhe Anglisë, Eriksson së fundmi ishte drejtor sportiv në klubin suedez, Karlstad, ndërsa prej 11 muajsh u largua për shkaqe shëndetësore.

75-vjeçari, i cili drejtoi Anglinë për pesë vjet përpara se të largohej pas Kupës së Botës 2006, ka dhënë këtë lajm të trishtë për radiostacionit “P1”, “Të gjithë mund ta shohin se e kam një sëmundje jo të mirë dhe të gjithë supozojnë se është kancer, dhe ashtu është. Por, më duhet të luftoj sa më gjatë të jetë e mundur”, theksoi Sven-Goran Eriksson,

“E di se në rastin më të mirë do të zgjasë një vit, në rastin më të keq, edhe më pak. Ose në rastin më të mirë, ndoshta edhe më gjatë… Nuk mendoj se doktorët që i kam, mund të jenë totalisht të sigurt, ata nuk mund ta vendosin ditën e saktë për këtë.

Sven-Goran Eriksson jep lajmin e trishtë: Jam me kancer, mund të kem

Është më mirë të mos mendoj për këtë. Duhesh ta mashtrosh trurin. Unë mund të shkoj duke menduar gjatë tërë kohës dhe të ulem në shtëpi dhe të jem në gjendje të mjerë, duke menduar se jam i pafat. Është e lehtë të përfundosh në atë pozicion. Por jo, duhet ta shoh anën pozitive të gjërave dhe të mos e varros veten me pengesa, sepse kjo është sigurisht pengesa më e madhe e të gjithave.

Sven-Goran Eriksson jep lajmin e trishtë: Jam me kancer, mund të kem

“Thjesht erdhi nga hiçi dhe kjo të shokon. Unë nuk kam ndonjë dhimbje të madhe. Por, jam diagnostikuar me një sëmundje që mund të cilën mund ta ngadalësosh, por nuk mund ta operosh. Kështu që, kjo është si është”, përfundoi Eriksson.

Kujtojmë që Eriksson e udhëhoqi Benfikën drejt tre titujve në ligën portugeze dhe një herë si nënkampione në Kupën Evropiane përpara se ta çonte Lazion drejt triumfit të dytë dhe më të fundit në Serie A në 1999-2000. 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF