KreuCelebrity

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës! Data e mundshme!

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës! Data e mundshme!

Historia e dashurisë së Taylor Swift dhe Travis Kelce ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dhe tashmë po qarkullojnë lajmet se një fejesë e mundshme mund të jetë në horizon.

Lajmet për fejesë u nxitën pasi Kelce kërkoi dhe mori bekimin e babait të Swift, Scott.

Lidhur me këto lajme së fundmi ka folur ish-fituesja e “The Bachelor”, Hannah Ann Sluss, e cila tha se propozimi më i afërt duhet të presë mbarimin e sezonit të NFL, pra pas dy muajve të ardhshëm. Sluss zbuloi se ata që janë pjesë e futbollit, angazhime të tilla gjithmonë i lënë jashtë sezonit. "Gjithçka ka të bëjë me futbollin. Duhet të prisni”, tha Sluss për “Page Six”.

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës! Data e mundshme!

Më herët disa media raportuan për një fejesë të mundshme në ditëlindjen e 34-të të Swift, më 13 dhjetor, por diçka e tillë nuk ndodhi. Ndërkohë sipas “The Messenger”, duke cituar një burim të pazbuluar, aktualisht çifti "nuk ka plane për një fejesë".

Afati kohor për fejesën e mundshme të Swift dhe Kelce është i mbuluar me mister, duke i lënë fansat të presin me padurim kapitullin tjetër të kësaj histori dashurie.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF