KreuArt

Tedi Papavrami elektrizon Teatrin e Operës dhe Baletit!

Tedi Papavrami elektrizon Teatrin e Operës dhe Baletit!

Violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare Tedi Papavrami mbajti mbrëmjen e kësaj të enjte një koncert madhështor në Teatrin e Operës dhe Baletit, i shoqëruar në piano nga bashkëshortja e tij japoneze Maki Okada.

Tedi Papavrami elektrizon Teatrin e Operës dhe Baletit!

Salla ishte e tejmbushur nga adhuruesit e violinistit dhe pianistes, të cilët për rreth dy orë patën mundësinë të shijonin magjinë që vetëm arti i vërtetë mund ta përçojë.

Skena e dekoruar me qirinj dukej se ishte gjetja perfekte për ta bërë edhe më të bukur mbrëmjen për të gjithë të pranishmit.

Në pjesën e parë të koncertit interpretuan nga Debussy, sonatë për violinë e piano në Sol minor si dhe nga Faure, sonatë për violinë e piano në La mazhor. Në pjesën e dytë artistët sollën dy sonata të tjera nga Schumann dhe Brahms. Dhe në fund për kënaqësinë e të gjithëve, ata luajtën një pjesë jashtë programit që kishin përgatitur, pjesë të cilën mund ta cilësojmë si qershinë mbi tortë, për sa i përket kënaqësisë që përçoi te publiku.

Tedi Papavrami elektrizon Teatrin e Operës dhe Baletit!

Ky koncert u realizua nën kujdesin e Harabel Contmporary dhe Ajola Xoxës, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm bën që çdo gjë të vinte te publiku në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në fillim të shfaqjes vetë Ajola Xoxa dha lajmin e bukur se të ardhurat e mbledhura nga ky koncert do të shkonin për mbulimin e shpenzimeve të studimeve të një prej maturantëve të Liceut Artistik, i cili do të zgjidhet nga vetë Tedi Papavrami ditën e sotme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF