KreuCelebrity

Thashethemi shokues që nxorrën banorët e BBVK për Linda Halimin!

Thashethemi shokues që nxorrën banorët e BBVK për Linda

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, spekulimet dhe dyshimet për jetën personale të këngëtares Linda Halimi, një ndër banoret e shtëpisë, janë kthyer në temën diskutimi. Debati u nxit pas një bisede që Santiana kishte me Albën dhe Bucin, ku ndau me ta një përvojë personale me Lindën.

https://youtu.be/5CBZVFsyyiY

Santiana rrëfeu se Linda një herë i kishte shprehur ndjenja, duke i zbuluar se “i pëlqejnë edhe femrat”. Kjo ngjalli shkëndija dyshimi mes të banorëve dhe ndezi kuriozitete për orientimin seksual të Lindës.

Më pas, gjatë një diskutimi me të gjithë banorët për komunitetin LGBT+, Santiana kërkoi qartësi nga Linda në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e pyetur para të gjithëve: “A ke diçka me këtë komunitet, që po i mbron kaq shumë?”. Kjo pyetje e befasishme ka shtyrë të tjerët të pyesin nëse Linda është pjesë e komunitetit LGBT+ dhe më saktësisht nëse ajo është biseksuale.

Linda Halimi, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe qëndrimet e qarta në shumë çështje, deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje të qartë rreth këtyre dyshimeve, dhe mbetet të shihet, thote Telegrafi, nëse do të flasë haptazi për këtë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF