KreuCelebrity

Threads hapet për edhe gjysmë miliardi njerëz në Europë!

Threads hapet për edhe gjysmë miliardi njerëz në

Threads, aplikacioni i ri i pronarit të Facebook, Meta, ka mbërritur edhe në Bashkimin Evropian të enjten, disa muaj pasi u lëshua në tërë botën në korrik, njoftoi shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg. Platforma e re, e cila është pjesë e Instagramit, lejon njerëzit të regjistrohen duke përdorur llogaritë e tyre në Instagram.

Threads u themelua me qëllim për t’i bërë rivalitet rrjetit social X, dikur i njohur si Twitter, pasi ky i fundit i zemëroi shumë përdorues dhe reklamues kur u ble nga Elon Musk vitin e kaluar. “Sot po e hapim Threadsin në më shumë vende në Evropë. Mirë së vini të gjithë”, shkroi Zuckerberg në Threads. Threads u lëshua në 100 vende në fillim të këtij viti, por jo edhe në BE. Zyrtarët e Meta cituan qartësinë rreth rregullatorit si arsye e vonesës së mbërritjes së rrjetit social në Evropë, thote REL.

Meta ka qenë vazhdimisht nën mikroskopin rregullator të BE-së, sidomos për shkak të shqetësimeve për mënyrën se si i përdor të dhënat e përdoruesve për t’i shërbyer reklamuesve.  Më shumë se 100 milionë njerëz i ishin bashkuar Threadsit brenda një jave të lëshimit të tij në treg, pa përfshirë ata brenda BE-së. Meta tha të mërkurën se njerëzit në BE mund të krijojnë tani profile në Threads të lidhura me llogaritë e tyre në Instagram, por mund edhe ta përdorin aplikacionin pa profil për të kërkuar, shpërndarë dhe madje për të raportuar përmbajtje, pasi kompania pranoi t’u përmbahet rregullave të BE-së.

Ata, megjithatë, nuk mund të postojnë apo të ndërveprojnë me përmbajtjen në Threads pa qenë të kyçur me llogarinë e tyre të Instagramit. Instagrami i ka dy miliardë përdorues në gjithë botën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF