KreuCelebrity

Trajtimi me katër përbërës të thjeshtë për rigjenerimin e flokëve!

Trajtimi me katër përbërës të thjeshtë për

Një nga përbërësit më të mirë për t’i dhënë shkëlqim flokeve tuaj  është edhe fruti i bananes. Banania ndihmon në rigjenerimin e flokëve të ashpër dhe pa jetë, lufton zbokthin dhe majat dyshe. Ky frut shumë i gjendëshëm kudo, do t’ju dhurojë flokë të butë, të shëndetëshëm dhe plot shkëlqim, thote agroweb.com.Më poshtë do të gjeni maskën e mrekullueshme me banane dhe vezë që do t’ju rikthejë flokët tuaj të mëparshëm.

Përgatitja
Pastroni një banane nga lëkura dhe priteni në copa të vogla.

Vendoseni atë në mikser duke shtuar vezën, vajin e ullirit dhe mjaltin.

Sigurohuni t’a përzieni mirë këtë masë derisa copat e bananes të jenë shkrirë plotësisht.

Maska është gati kur të shihni që keni përfituar një krem të trashë dhe kompakt me të gjithë përbërësit.

Në mungesë të rrahësit elektrik këtë proçes mund t’a bëni dhe me dorë vetëm kini parasysh që masa të jetë në formën e një kremi.

Ky hap është shumë i rëndësishëm pasi nëse banania mbetet në copa, ato të të ngelen në flokët tuaj edhe pas larjes.

Aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe mbajeni në kokë për 30 minuta.

Më pas mund shpëlani kokën dhe vazhdoni me larjen e tyre si zakonisht.

Mund t’a aplikoni këtë maskë një herë në javë ose dy herë për të pasur flokë të shkëlqyeshëm dhe plot shëndet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF