Këngëtarja nga Kosova Drenusha Latifi ka bërë një rrëfim tronditës në programin “Kosova Today”. E përlotur ajo ka treguar për audiencën e programit realitetin e hidhur me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë. Latifi tha se ka përjetuar dhunë të tmerrshme fizike nga ish-bashkëshorti.
Këngëtarja tregoi para moderatorëve se dhuna ka ndodhur gjatë bashkëjetesës me ish-bashkëshortin në Suedi. Ajo çfarë i bën edhe më dramatike këto episode të dhunës është fakti se në banesë çifti ka patur edhe dy fëmijët e tyre të mitur, madje Latifi rrëfeu se në një prej rasteve ish-partneri e ka goditur edhe në prani në nënës së saj.
Këngëtarja kosovare edhe pas divorcit ka pranuar se ka patur sistematikisht dhunë psikologjike nga ana e babait të fëmijëve të saj, për shkak të ‘luftës’ për kujdestarinë e fëmijëve.