Aktorja e njohur Mariana Kondi ka qenë e ftuar këtë të diel në rubrikën “Muzikë Kur Këndoj” të programit “E Diell”. Një moment tejet emocionues për aktoren ishte kur në studio u dëgjua zëri i aktores Roza Anagnosti, bashkëshortja e regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnosti, e cila bëri rrëfimin emocional.
“E dashur Mariana të uroj më të mirën sonte. Ti ke dekada që i bën njerëzit për të qeshur, por sot profesor Dhimitri, aktori ka shumë role brenda vetes, por duhet një regjisor, skenar, damë që t’i zbulojë këto. Por po flas për punën që kemi bërë bashkë, që regjisori të të besojë rolin e nënës te Gjoleka, djali i Abazit. Unë do të kujtoj, rolin e vështirë dramatik.. Ishte një moment shumë i bukur.. ishe brilante. Ishte emocion drithërues..”, u shpreh ajo ndër të tjera.
Vetë aktorja së fundmi ka publikuar këtë moment në rrjetin e saj social Instagram, dhe krah videos u shihet e përlotur Marjana Kondi ka shkruar,
“Me gjeniun e kinemasë, Prof. Dhimitër Anagnosti i cili më mësoi aq shumë për aktrimin, sa 4 universitete bashkë. Roza Anagnosti më mësoi të jem fisnike! Falënderime pafund për çiftin e bashkëshortëve, njëherazi ikona të kinematografisë shqiptare ❤”.
View this post on Instagram