KreuCelebrity

U tall me trupin e artistes në Sanremo, RAI merr masa disiplinore kundër gazetarit!

U tall me trupin e artistes në Sanremo, RAI merr masa disiplinore

Drejtori i Përgjithshëm i Rai, Roberto Sergio kerkoi marrjen e masave te menjëhershme disiplinore ndaj një gazetari të TV publik, i cili dyshohet se ka publikuar një postim tallës në Twitter kundërBigMamas e cila konkuroi në Sanremo 2024. Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë një fshat në provincën e Avellino, e cila emrin real e ka Marianna Mammone, eshtë aktualisht artistja më e diskutuar e festivalit. Kënga e saj “La rabbia non ti basta” , konsiderohet si një dedikim ndaj vetes.

U tall me trupin e artistes në Sanremo, RAI merr masa disiplinore

BigMama aty ka folur për dhimbjet që ka ndjerë në 23 vite të jetës së saj. Duke nisur nga bullizimi prej pamjes dhe peshës e deri tek abuzimi seksual, këngëtarja pranon se muzika e ka ndihmuar të shërojë shumë nga këto plagë.

U tall me trupin e artistes në Sanremo, RAI merr masa disiplinore

Ndërkohë, po shkakton diskutime edhe krahasimi i "Striscia la notizia" që vendosi BigMama përkrah Ursulës, shtrigës së Sirenës së Vogël. Marianna e cila ka kaluar edhe tumor kur ishte 20 vjeç e pas 12 ciklesh kimio, arriti ta mposhte semundjen, në një intervistë për La Stampa reagoi ndaj ketyre komenteve ndaj saj : "Meme për Ursulën nga Sirena e Vogël? Më dhemb, por ajo është po aq ikonë sa unë. Ju nuk jeni."

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF