KreuCelebrity

U tha se do të prezantojë “BBV Fan Club”; flet Enxhi Nasufi!

U tha se do të prezantojë “BBV Fan Club”; flet Enxhi

“Big Brother VIP” nis në janar, e bashkë me të edhe "Fan Club" ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm. “Kryefjala” raportoi se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e programit.

Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing with the stars”. Ditën e sotme e pyetur nga kolegët e saj në “Wake Up” nëse është i vërtetë lajmi, moderatorja zgjodhi mos të zbulojë si qëndron e vërteta. “Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”, tha Nasufi.

U tha se do të prezantojë “BBV Fan Club”; flet Enxhi

Ndërsa e pyetur nga Blendi Salaj nëse do donte ta moderonte, ajo tha: “Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”.

Kujtojmë që pak javë më parë media të ndryshme aluduan se Efi do jetë moderatore e "Big Brother VIP Fan Club". Edhe Efi ripostoi në Instagram lajmin me një emoji duke u menduar pa dhënë një përgjigje konkrete.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF