KreuCelebrity

“Udhëtari” në kohë: Çfarë do të ndodhë në 2024-tën, do të jetë viti më i keq në histori!

“Udhëtari” në kohë: Çfarë do të

Nostradamus ka një konkurent të fortë: Ai quhet Eno Alaric, dhe pretendon në TikTok se është një “udhëtar në kohë” që vjen nga e ardhmja dhe na paralajmëron për atë që na pret. Sipas tij, 2024-ta duket si një vit me shumë trazira.

“Udhëtari” në kohë: Çfarë do të

Personazhi, i cili është i famshëm në TikTok dhe pretendon se ka udhëtuar pas në kohë nga viti 2671, na paralajmëron se viti 2024 do të jetë "viti më i keq në histori për sa i përket fatkeqësive natyrore".

Ai thotë se midis shkurtit dhe prillit 2024, do të ndodhin fatkeqësi natyrore të paprecedentë. E para ka gjithashtu një datë specifike: 17 shkurt 2024, dita kur Houston do të goditet nga tornadoja e parë F6 në histori.

Një muaj më vonë, në mars 2024, udhëtari në kohë parashikon një stuhi rëre që do të prekë rajonet qendrore të Shteteve të Bashkuara. Drama nuk përfundon këtu,  sepse në prill, një tërmet me magnitudë 9.8 do të kthejë në gërmadha sipas tij disa qytete, duke përfshirë San Francisko dhe Los Anxhelos, e duke gjeneruar një tsunami masiv që do të shkatërrojë brigjet e Kalifornisë.

Mes shumë lajmeve të këqija, Eno Alaric përmend edhe një mesazh nga alienët, së bashku me një shi meteorësh në mars, por edhe lindjen e fëmijës së parë me organe të reja, si veshët më të gjatë dhe bishtin, që do të shënojë hapin e radhës në evolucioni i njeriut – e kjo ndodh sic thotë ai, në verën e vitit 2024.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF