Këngëtarja Bulelwa Mkutukana, e njohur ndryshe si Zahara ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, dhe shkak për këtë janë bërë problemet e mëlcisë, të krijuara pas vitesh të tëra abuzimi me pijet alkoolike.
Ylli afro-pop ishte shtruar në një spital në qytetin e Johannesburgut në Afrikën e Jugut, ku edhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.
Zahara u bë e njohur në vitin 2011 me albumin e saj të vlerësuar me çmime “Loliwe” dhe në vitin 2020 ajo u përfshi në listën e 100 grave të BBC-së, e cila nxjerr në pah gratë më frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota.
Muajin e kaluar, menaxherja e Zaharas, Oyama Dyosiba konfirmoi se këngëtarja ishte shtruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.