KreuCelebrity

Vdiq 7 vjet më parë, ende i dërgon lule të shoqes për Shën Valentin!

Vdiq 7 vjet më parë, ende i dërgon lule të shoqes për

John Maver ndërroi jetë 7 vjet më parë, e megjithatë e veja e tij vazhdon të marrë që prej atëherë një buqetë me lule çdo ditë të Shën Valentinit. Kjo, falë disa planifikimeve që burri nga Kalifornia kishte bërë përpara vdekjes së tij.John u shua në vitin 2017, por çdo 14 shkurt që nga ajo kohë, gruaja e tij, Diana, merr një buqetë me lule të kuqe dhe të bardha në pragun e saj me një kartolinë.

Vdiq 7 vjet më parë, ende i dërgon lule të shoqes për

Kjo është mënyra e tij për t`i shprehur dashurinë e cila i shoqëroi gjithmonë që prej ditës që u takuan për herë të parë si adoleshentë që jetonin në Ontario, Kanada.

Vdiq 7 vjet më parë, ende i dërgon lule të shoqes për

“Kur u ktheva në Ontario, takova John përmes kushëririt tim.Sharmi dhe karizma e tij janë arsyeja pse u dashurova menjëherë me të.”- tha Diana. Vajza e tyre shtoi me bindje se kjo është vetëm një mënyrë për të dëshmuar se “dashuria mund të ekzistojë përmes jetës dhe vdekjes”.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF