KreuCelebrity

“Vesh 100 herë të njëjtën bluze”; George Clooney: Ndihem i "turpëruar" me pamjen time kur jam pranë gruas Amal!

“Vesh 100 herë të njëjtën bluze”; George

Që nga debutimi i tyre në tapetin e kuq si çift i martuar në Golden Globes 2015, aktori, 62 vjeç dhe avokatja e të drejtave të njeriut, 45 vjeçe, janë bërë një nga çiftet e veshur më mirë në Hollywood.

Por, kur foli për ET në premierën e “The Boys on the Boat” në Los Angeles më 11 dhjetor, George pranoi se ai nuk është aq i sigurt në pamjen e tij sesa gruaja e tij. "Unë jam gjithmonë i turpëruar sepse kam veshur diçka që e kam veshur rreth 1000 herë”, tha ai për median, duke vënë në dukje se Amal vishet gjithmonë bukur.

“Vesh 100 herë të njëjtën bluze”; George

George më pas bëri shaka se ndonjëherë ai ndihet i ‘lënë në hije’ nga gjithë vëmendja që merr Amal.

“E gjithë karriera ime tani ka ardhur, duke qenë një plus për Amal. Unë shkova në një nga ato konferenca për gratë disa vjet më parë dhe mu desh të prezantohesha si ‘burri i Amal Clooney’ sepse, sinqerisht, emri im nuk kishte rëndësi”, tha aktori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF