KreuCelebrity

Vetëm 32 vjec, vdes gjatë vrapit prezantuesi i BBC-së!

Vetëm 32 vjec, vdes gjatë vrapit prezantuesi i BBC-së!

Nick Sheridan ka ndërruar jetë papritur në moshën 32-vjeçare! Prezantuesi i njohur i BBC-së la pas shumë dhimbje në zemrat e njerëzve që e admironin, thonë mediat në Angli. Sheridan ishte një nga prezantuesit më të famshëm televiziv. Ai punoi si gazetar i BBC-së në Skoci dhe vitet e fundit njerëzit e konsideronin si një shembull të vërtetë për brezin e ri. Por, për fat të keq, në moshën vetëm 32-vjeçare, gazetari  dërroi jetë, duke lënë pas brenga të mëdha në zemrat e shikuesve.

Vetëm 32 vjec, vdes gjatë vrapit prezantuesi i BBC-së!

Sipas faqes së lajmeve irlandeze Daily Mirror, Nick doli për vrap vetëm disa orë para se të vdiste. Pas një seance intensive vrapimi në natyrë, prezantuesi televiziv u rrëzua dhe menjëherë pas ngjarjes, është dërguar me urgjencë në spital, ku ka qëndruar disa ditë në repartin e terapisë intensive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën, zemra e gazetarit pushoi së rrahuri.

Sipas ekzaminuesve mjekësorë, Nick pësoi një aneurizëm në tru. Shkaku i vdekjes u percaktua si  "një sëmundje afatshkurtër".

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF