Besa Kokëdhima u votua nga publiku në "Festivalin e 62-të të Këngës" për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’Dorë”.
Pasi fitores këngëtarja bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë, dhe tashmë ajo ka prezantuar versionin përfundimtar të këngës, ku shihet se titulli i ri është “Titan”.
Videoklipi i “Titan” është publikuar edhe në YouTube dhe të gjithë kanë mundësi ta shohin këngën përfaqësuese.
“Besa ka zbuluar ekipin e saj krijues për Eurovision 2024. Ajo zbuloi se drejtimin artistik të 'Titan' në skenën e Malmö do ta marrë Fredrik Benke Rydman, një regjisor dhe koreograf me përvojë, shoqëruar nga Melissa Thompson dhe Reija Ware. Fredrik Benke Rydman nuk është i huaj për komunitetin e Eurovisionit.
Ai është krijuesi i dy performancave shumë të vlerësuara në Eurovizion, ‘Heroes’ të Mans Zelmerlow, i cili fitoi për Suedinë në 2015 dhe ‘Cha Cha Cha’ të Kaarija, i cili përfundoi i dyti vitin e kaluar. Këtë vit, Rydman është gjithashtu krijues për performancën e Zvicrës dhe Finlandës për Eurovision 2024”, thuhet në faqen zyrtare të “Eurovision” në Instagram.
View this post on Instagram