KreuCelebrity

VIDEO/ Jennifer Lopez kritikohet keq; pështyu çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentit të saj!

VIDEO/ Jennifer Lopez kritikohet keq; pështyu çamçakëzin

Përdoruesit e platformës së rrjeteve sociale X kanë publikuar një video të pakëndshme të këngëtares së njohur amerikane Jennifer Lopez.

Në videon e cila është realizuar rreth 6 vite më parë, këngëtarja shihet duke "pështyrë çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentit të saj" në rrugët e Nju-Jorkut. Shumë njerëz e quajtën sjelljen "të vrazhdë" dhe "të neveritshme".

VIDEO/ Jennifer Lopez kritikohet keq; pështyu çamçakëzin

"Ja ku JLO pështyn çamçakëzin në dorën e asistentit të saj në mes të qytetit të Nju-Jorkut. Sa e vrazhdë dhe sjellje të neveritshme. Nuk ka asnjë arsye për t'i trajtuar punonjësit tuaj në këtë mënyrë", thuhet në platformën X.

Por kishte edhe shumë fansa që i dolën në mbrojtje dhe iu përgjigjën postimit, duke pretenduar se ajo po filmonte një skenë për një film dhe se kjo është normale për aktorët në xhirime, pasi shpesh u kërkohet të përtypin çamçakëz për ta pastruar fytin ose hanë mente për skenat e puthjeve.

@requination Jennifer Lopez spits chewing gum into assistant's hand #jenniferlopez #benaffleck #bennifer #rqn #requination ♬ original sound - Requination

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF