KreuCelebrity

Viola Spiro në "X Factor Albania": mbështet personin e afërt!

Viola Spiro në "X Factor Albania": mbështet personin e


Moderatorja e njohur Viola Spiro ka qenë këtë të premte në programin “X Factor”, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht në studio sportive apo në fushën e blertë.


Moderatorja ishte për të mbështetur kushërirën e saj, Albën, e cila performoi me këngën "Summertime". Alba mori komente pozitive nga juria dhe mundi të kalojë në fazën tjetër.

Viola Spiro në "X Factor Albania": mbështet personin e

"Jam shumë e lumtur që kushërira ka trashëguar talentin që e vogël dhe jam shumë e lumtur që fitoi. Alba, urime!", u shpreh Viola pas performancës së Albës.

Viola Spiro në "X Factor Albania": mbështet personin e

Kujtojmë që programi “X Factor”, aq shumë i dashur për publikun, prej disa javësh ka nisur rrugëtimin e tij të 6-të në televizionin Klan. Anëtarët e jurisë po zbulojnë talentet e reja, të cilët me ëndrra të mëdha ngjitën në skenën e “X Factor” për të provuar e testuar veten.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF