Kostumet e grave mbajnë një lloj fuqie të caktuar. Çdo komplet me dy pjesë shërben si armaturë e përshtatur, pavarësisht nëse e vishni ndërsa ecni në një bar mes mikeshash, apo në një sallë mbledhjesh. Sipas kuratorëve të imazhit një trik i mirë sa blini kostume, për t’i veshur në punë ose jo, kujdesuni që t’i imagjinoni dy copëzat edhe të veshura veç nga njëra tjetra.
Nëse keni një kostum, autoritar, të ftohtë dhe tejet serioz që i shkon për shtat mbledhjeve mes shifrash e temash shpesh aspak argëtuese, me pak fantazi mund ta përdorni edhe për ratse jashtë zyrës. Një bizhu, shall, top i shkurtër, apo këpucë mund ta kthejnë një kostum në një veshje për ambiente dhe evente të ndryshme.