Nga versionet crop, me printe të thjeshta apo me lule, ne kemi zgjedhur për ju xhupat më të bukur përreth. Me temperaturat e paqëndrushme që po na shoqërojnë një xhup i tillë i duhet patjetër garderobës sonë.
Gjatë viteve të fundit, të gjitha markat, veçanërisht ato sportive, kanë koleksione në të cilat këto xhupa janë bërë protagonistë për një pamje të lehtë, elegante që mund të vishen në çdo kohë.
Për pranverën 2024 ka kaq shumë modele për të zgjedhur. Nga versionet me ngjyra të forta deri tek ato të lehta, nga The North Face tek Adidas.
Xhupë i hollë sportiv, qoftë i shkrtër ose me gjatësi mesatare, do të shkojnë në mënyrë perfekte me pamjet më casual! Çfarë prisni atëherë? Gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni xhupin, që ju përshtatet më shumë dhe ta keni atë përgjatë gjithë sezonit.