KreuFashion

5 risitë e modës këtë sezon!

 

5 risitë e modës këtë sezon!

Flamenco e Christian Louboutin

Shtëpia e modës Christian Louboutin ka krijuar një çantë në formën e një çizmeje, si një kontribut ndaj aktores Rossi de Palma dhe krijuesit të markës, teksa janë duke kërcyer një vallëzim flamenco, ku spikat e kuqja e zjarrtë e frudave dhe padyshim sholla e ndezur e stiletos.

Thekso belin nga Balmain

5 risitë e modës këtë sezon!

Duke kthyer kokën tek e kaluara dhe kodet e epokës së artë të viteve 1950, Balmain e gjeti frymëzimin te kjo xhaketë e cila nxjerr në pah linjat, duke kombinuar një pëlhurë me motive vintage, por të realizuara në material xhinsi, duke krijuar një siluetë tërheqëse dhe të freskët.

Aromë livando nga Burberry

5 risitë e modës këtë sezon!

Daniel Lee ka bërë tashmë zyrtar debutimin e tij në Burberry, ndaj për të konfirmuar prekjen e tij, zgjodhi të krijojë një palë sandale totalisht ngjyrë vjollcë të dekoruara sipër me një tufë pelushi, duke guxuar me një stil kreativ për koleksionin e parë Vjeshtë/Dimër.

Në zemër të Dolce & Gabbana

5 risitë e modës këtë sezon!

Ky byzylyk i artë plot 18 karatë nga Dolce & Gabbana është i zbukuruar me safirë, që krijojnë një pamje romantike në formë harku, i cili në të dyja kahet e tij, dallon nga një zemër e kuqe prej rubini e punuar mbi një kornizë delikate dantelle, ndërsa në anën tjetër bie në sy një perlë.

E kuqe zjarri nga Nensi Dojaka

5 risitë e modës këtë sezon!

Ideal për një mbrëmje, ku eleganca është kodi juaj i veshjes! Ky fustan prej mëndafshi i dizajnuar nga stilistja shqiptare Nensi Dojaka, ka një pamje provokuese: dekolte delikate të punuar me një transparencë, e cila kryqëzohet nga disa rripa të hollë me të njëjtat tonalitete.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF